Këngëtari Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, modelja u shndërrua në një ndër personazhet më të komentuara për shkak të lidhjeve të saj të mëparshme me personazhe të njohura shqiptare, ku ndër ta ishte edhe ish-banori i “BBV” Endrik Beba dhe boksieri Jurgen Uldedaj.

Së fundmi ish-missi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër komentuesit e shkroi: “Prindërit e Bardhit nuk duan bërllogun që lanë të tjerët ta merr Bardhi, nuk je e denjë”.

Modelja ka vendosur që t’i përgjigjet këtij komenti, duke u shprehur se si e pranuan prindërit e saj Bardhin ashtu do e pranojnë edhe atë prindërit e reperit.

Ahahah po të mitë si e pranuan Bardhin me aq sa ka pasur? Nejse, ka folur një herë babai i Bardhit. Ju që flisni në emër të prindërve të tij sikur të kishit prokurë speciale përfaqësimi. Me kënaqni fare”– iu përgjigj Sara me ironi.