DURRËS, 2 nëntor 2014– Ka raste kur prindërit janë vërtet të papargjegjshëm, duke bërë shaka të hidhura me fëmijët e tyre. Siç është rasti i një çifti, të cilët e kanë trembur djalin e tyre duke i thënë se ai ishte infektuar nga virusi vdekje-prurës Ebola. Djali 9-vjeçar ka pasur temperaturë, e nëna sapo i ka matur temperaturën i ka thënë se ai kishte Ebola, ndërsa babai akoma më i papërgjegjshëm ka filmuar gjithë skenën. Nëna e djalit nuk ishte mjaftuar me fjalët se ai ishte infektuar nga Ebola, por për t’ia bërë më të besueshme, ka vënë edhe një maskë në fytyrë, ndërsa reagimi i djalit ishte vërtet tronditës, duke shpërthyer në lot. Kjo papërgjegjshmëri e prindërve shkoi edhe më larg, të cilët vendosën të publikojnë në internet gjithë skenën.
Prindërit gënjejnë djalin se ka Ebola
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dy shenjat e horoskopit që do kenë fat në dashuri gjatë fundjavës
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë
“Dorëzoni Belindën!”/ Me foto të Ramës dhe Ballukut, protestuesit e ‘Mundësia’ thirrje të forta nga Kryesia: Në burg!





