Mbërrin pa shenja jete në spitalin e Sarandës një fëmijë 12-vjeç. Sipas prindërve, fëmija u gjet i vetëvarur në kopësht.

Ngjarja ka ndodhur rreth 40 minuta më parë në lagjen nr.1 të qytetit në zonën pranë Lëkurësit. Sipas prindërve të fëmijës, ai ka bërë debat me prindërit dhe ishte larguar nga banesa.

Mjekët e spitalit kanë bërë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme por nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.