Një ngjarje vërtet tragjike ka ndodhur në qytetin e Selanikut në Greqi, ku një 12-vjeçare është gjetur e pajetë nga prindërit e saj në krevat mëngjesin e djeshëm. Sipas konkluzioneve fillestare të mjekëve, dyshohet se shkaku i vdekjes së adoleshentes ka qenë insuficienca kardiake.

Sipas mediave greke, prindërit e vajzës, të cilët janë në gjendje shoku për humbjen e së bijës, thonë se adoleshentja ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe se sipas tyre ajo nuk kishte asnjë problem, përveç hematokritit të ulët në gjak.

Adoleshentja ishte vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ndërsa mësohet se kishte bërë dozën e dytë të vaksinës në muajin mars. Ai shtoi më tej se, vetëm tre muaj më parë kishte vizituar një kardiolog që nuk kishte konstatuar asnjë problem me zemrën e 12-vjeçares.

“Ka shumë pikëpyetje për vdekjen e papritur të vogëlushes sime. Si mundet një fëmijë që i nënshtrohej kontrolleve mjekësore çdo vit të zhduket aq papritur në gjumë. Fëmija ynë ishte shumë i shëndetshëm, problemi i vetëm që kishte ishte hematokriti i ulët, për të cilin merrte hekur. Fëmija u vaksinua plotësisht me dozën e dytë në mars. Mjekët nga spitali na thanë se ekzaminimet toksikologjike dhe histologjike do të dalin pas gjashtë muajsh. Fëmija im është zhdukur, asnjë rezultat i testeve laboratorike nuk ma kthen dot bijën time, ajo është zhdukur përgjithmonë”, ka thënë mes lotësh për mediat greke i ati i 12-vjeçares.