Një 17-vjeçare, u dhunua nga familja e saj muslimane, të cilët i rruajtën edhe kokën, vetëm për faktin se u dashurua me një djalë të krishterë, 20 vjeç nga Serbia. Bonshnjakja u dhunua të hënën, në Besancon, qytet në të cilin jeton prej vitesh me familjen e saj. Prindërit, halla dhe xhaxhai, pas dhunës, morën briskën dhe i qethën flokët, duke e lënë me shenja të prera në kokë dhe me një brnjë të thyer.
Prokurorët janë shprehur se familja e vajzës do të përballet në gjyq me akuzën e dhunës ndaj një të mituri, për rruajtjen e kokës. Ministri i Brendshëm Francez, Gerald Darmanin tha në Twitter: “Rruhet dhe rrihet sepse ajo ‘e donte një të krishterë’. I tronditur thellësisht nga ky akt torturash ndaj kësaj vajze 17-vjeçare. Ky barbaritet kërkon dënimin më të rëndë.”
Adoleshentja ishte njohur pak muaj më parë me 20-vjeçarin serb. Të dy familje njihnin njëri-tjetrin dhe e dinin oër marrëdhënien e të rinjve, pork ur u diskutua fjala ‘martesë’, prindërit dhe të afërmit e vajzës, reaguan ashpër.
“Të dy familjet e njihnin njëri-tjetrin dhe [marrëdhënia e tyre] nuk ishte problem. Por kur filluan të flasin për martesë, prindërit e vajzës i thanë asaj” ne jemi muslimanë, nuk mund të martohesh me një të krishterë,”– tregon zv/prokurorja Margaret Parietti.
Prindërit e vajzës, halla dhe xhaxhai, me origjinë boshnjake-muslimane, u arrestuan nga policia dhe u lanë të lirë nën hetim. Atyre u ndalohet të kontaktojnë vajzën, e cila ka urdhër mbrojtjeje.
Prokurorët, të cilët kanë shqyrtuar edhe dosjen, kanë treguar edhe detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Familja i hoqi telefonin fillimisht dhe e ndaloi atë të kontaktonte të dashurin e saj. Katër ditë më vonë, ai shkoi në shtëpinë e familjes së vajzës, bashkë me prindërit.
“Goditja e parë erdhi nga nëna. Pastaj erdhi një shpërthim dhune. E dërguan në një dhomë dhe e rrahën të gjithë bashkë,”- tregon zv/prokurorja.
I dashuri e raportoi çështjen në polici, ndërsa prindërit e tij nuk ndërhynë.
“E gjetëm në një cep, po fshihej. Ajo ka dhimbje kudo, sidomos në vesh,”– shton në fund zonja Parietti.





