ANGLI, 2 prill 2013 – Shtetasit anglezë, Michael Philpott, gruaja e tij Mairead dhe miku i tyre Paul Mosley, u shpallën fajtorë për zjarrëvenie me qëllim. Nga zjarri i vënë gjetën vdekjen 6 nga 17 fëmijët e çiftit.

Të vegjlit, mes moshës 5 dhe 13 vjeçare, ndërruan jetë, pasi ishin mbyllur në shtëpinë që vetë babai i kishte vënë flakën.

Siç u tha gjatë seancës gjyqësore, burri i kishte vënë flakën shtëpisë, pasi donte të merrte kujdestarinë e fëmijëve.

Sipas planit që ai kishte thurur, por qe fatkeqësisht përfundoi në tragjedi, Philpott do të shpëtonte fëmijët për t’u dukur “hero”.