31 dhjetor 2013- Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore e Gazmir Markut që u vra gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me policinë. Sipas ekspertizës, Makur ka në trup plot 10 plumba dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Trupi i pajetë i Markut u dërgua në Tiranë për kryerjen e ekspertizës. Trupi iu dorëzohet sot familjarëve të Markut. 

Ndre Marku, babai i Gazmir Markut, rrefen se i biri kishte probleme mendore dhe Oficeri i zonës e fajësonte vazhdimisht për cdo gjë që ndodhte në lagje. Babai i indinjuar thotë se Gazmiri  ka bërë 10 vjet burg dhe nuk pranoi të dorëzohej se nuk dëshironte të provonte torturat që kishte kaluar kur kishte qenë në burg. Nëna e Gazmir Markut, Dava Marku vuri në duke se i biri nuk kishte nevojë për plumba por për mjekim. “Policia e Durrësit e dinte që ishte me probleme. Oficeri i zonës fajësonte tim bir për çdo gjë që ndodhte”.

* * * 

Gazmir Marku, autori i plagosjes së një polici në Durrës është vrarë mbrëmjen e sotme gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat speciale të policisë. Vrasja ndodhi  rreth orës 20:45 minuta pranë një banese në zonën e Kënetës. 
Policia ishte vënë në ndjekje të Gazmir Markut, i cili të shtunën vonë plagosi me armë zjarri policin Agron Halilaj, shih (http://www.durreslajm.com/aktualitet/durr%C3%ABs-plagoset-oficeri-blu-5-…
Në momentin e aksionit, Marku ishte i armatosur dhe hapi zjarr ndaj forcave te policise. Ndryshe nga dy dite me pare ku Marku u arratis, ne mbremjen e sotme nuk pati te njejtin fat,  por u eliminua nga forcat speciale te policise.