HOLLANDE, 30 mars 2013 – Printimet 3D po shndërrohen gjithnjë e më tepër në një fenomen të rëndësishëm. Ato po zhvillohen fuqishëm aq sa mund të themi se printimi 3D i shtëpive të vërteta është thjesht çështje kohe.

Deri tani dimë se firma hollandeze Arkitektura e Universit ka prezantuar projektin për shtëpinë “Landscape House” që do të printohet me printerin 3D D-Shape dhe pritet të realizohet përfundimisht në vitin 2014.

Gjithashtu firma londineze Softkill ka prezantuar projektin e vet lidhur me shtëpinë që do të prodhohet nga printeri 3D që ka pamjen e një skeleti me formën e rrjetës së merimangave.

Këtu vlen të përmendet dhe plani i Agjensisë Europiane të Hapësirës për printimin e një baze në Hënë që do të shërbejë si vendstrehim për astronautët dhe do ti mbrojë ata nga meteorët apo rrezet gama.

Së fundmi u shfaq edhe një firmë tjetër holandeze e quajtur DUS Architects, e cila njoftoi se pas disa muajsh do të nisë prodhimin e një shtëpie kanal (tipike holandeze) nëpërmjet këtij lloji printimi.