Tiranë, 6 mars 2014– Një person i dehur ka hyrë bashkë me makinën në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i cili është në pronësi të futbollistit të kombëtares Lorik Cana.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit kur Kozma Cicit i ka dalë nga kontrolli automjeti tip Opel Astra dhe ka përfunduar mbi trotuar duke dëmtuar vetratat e vinotekës së Canës. Ndonëse Cici nuk pësoi plagë të rënda nga aksidenti, ai është arrestuar nga policia për drejtim të automjetit në gjendje të dehur ku edhe rezultoi pozitiv në testin kundër alkoolit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/