17 maj 2015 – Një lajm tragjik tronditi mëngjesin e së dielës. Burrë e grua u qëlluan për vdekje në Kodër-Kashar të Tiranës, për shkak të një prishjeje krushqie. Ky dyshohet të jetë shkaku i ekzekutimit me 10 plumba të Lutfi Xhaferrit, 56 vjeç dhe plagosjes së gruas së tij, Naime, 55 vjeçe. Policia tha se është shpallur në kërkim 39-vjeçari me inicialet A.A., banues në Kashar, i dyshuar si autor i krimit.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”