Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar qeverinë Rama për çështjen e pallatit të vjehrrit të kreut të opozitës të shkatërruar në Vlorë.

Strasburgu ka vendosur në mënyrë unanime qe qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut. Gjykata e Strasburgut urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërbleje familjaret e dëmtuar.

Qeveria shqiptare do të paguaje 13 milion euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt. Vendimi hap një precedent për çdo qytetar prona e te cilit shkatërrohet në mënyrë të paligjshme nga qeveria.