Ditën e nesërme më 25 shkurt, do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Durrësit. Mbledhja do të mbahet në orën 12:00 në sallën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”, ku do të ketë 3 pika të rëndësishme në rend dite, mes të cilave edhe procedura për prishjen e detyruar të dy pallateve 11-katëshe.
Pas shqyrtimit të pikave në rendin e ditës, në fund do të ketë pyetje dhe diskutime nga këshilltarët.
Në rend dite kishte dhe një pikë të katërt: “PËR RIALOKIMIN E FONDEVE TË PËRFITUARA NË FORMËN E TRANSFERTËS SË PAKUSHTËZUAR NGA FONDI I RINDËRTIMIT I BUXHETIT TË SHTETIT, TË PASHPENZUARA NË VITIN 2021, QË DO TË TRASHËGOHEN NË VITIN 2022”, por e cila me një njoftim të dytë nga Bashkia, mësohet se është hequr nga rendi i ditës.
Pikat e rendit të ditës:
1.PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6 % DHE FONDI NGA TË ARDHURAT E BASHKISË, PËR MUAJIN SHKURT 2022
2.PËR VIJIMIN E PROCEDURAVE TË PRISHJES SË DETYRUAR TË OBJEKTEVE NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR. 3: 1. PALLATI ME 11 KATE, GODINA NR. 32, “USHINA”, LAGJA 5, RRUGA “TEODOR RUPI”, KODI GIS 22836, 2. PALLATI ME 11 KATE, GODINA NR. 8, LAGJA 5, RRUGA “STEFAN DHIMA”, “NDREGJONI” SHPK, KODI GIS 23206
3.RAPORT MBI VEPRIMTARINË AUDITUESE TË DREJTORISË AUDITIMIT BRENDSHËM (01.01.2021-31.12.2021)
-DISKUTIME DHE PYETJE