Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar këtë të premte mbledhjen e radhës në sallën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”, ku u miratuan 2 vendimet e rendit të ditës si dhe u raportua mbi veprimtarinë audituese të Drejtorisë së Auditimit të brendshëm për vitin 2021.

Vendimet e miratuara:

1.Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin shkurt 2022

2.Për vijimin e procedurave të prishjes së detyruar të objekteve në njësinë administrative nr. 3:

1. pallati me 11 kate, godina nr. 32, lagja 5, rruga “Teodor Rupi”, kodi gis 22836

2. pallati me 11 kate, godina nr. 8, lagja 5, rruga “Stefan Dhima”, “Ndregjoni” shpk, kodi gis 23206.

Pas miratimit të dy vendimeve, në mbledhje raportoi një përmbledhje të shkurtër edhe drejtoresha e Auditit të Brendshëm të bashkisë së Durrësit, Majlinda Palodhi, mbi veprimtarinë audituese të periudhës nga 01.01.2021 deri më 31.12.2021.