8 janar 2014 – Një 16 vjeçar është vrarë rreth orës 12:20 minuta afër shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.Viktima është i riu Fitim Krasniqi, kurse i plagosur ka mbetur Çlirim Blaçkori, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut pasi është plagosur në këmbë.
Djaloshi i ri dyshohet se është vrarë për motive hakmarrje. Babai i viktimës, i cili ndodhet në paraburgim, ka vrarë një person në fshatin Mazgit. Dyshohet se familjarët e të vrarit në Mazgit janë autorët e vrasjes së 16-vjeçarit. Në vendngjarje kanë dalë edhe zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa dhe drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi.





