Moti i paqëndrueshëm me reshje shiu e erë, iu ka prishur planet e liridaljes të moshuarve në Durrës.

Në javën e tretë që e shtuna i dedikohet kësaj kategorie për daljen në rrugë gjatë paradites, këtë fundjavë që edhe masat u lehtësuan më tej, kanë qenë të paktë në numër pensionistët që kanë shfrytëzuar ato orë lirie.

Në shëtitoren “Taulantia” dhe te Sfinksi, ndryshe nga çfarë ndodhi dy të shtunat e kaluara, kanë qenë pak të moshuar që kanë dalë që herët në mëngjes, ndërsa me nisjen e shiut, rrugët u zbrzaën.

Sot fasha orare që kjo kategori kishte të drejtën e daljes ishte deri në orën 10:00, ndërsa pas orës 11:00 deri në orën 17:30 e kanë prindërit më fëmijë deri në 14 vjeç. Por mesa duket, edhe atyre do t’iu prishet plani i shëtitjes në natyrë.

Lajm i mirë është që ata kanë të drejtë për të dalë edhe nesër, e në pritje të kushteve më të mira atmosferike, të shfrytëzojnë kështu të dielën pensionistët, edhe prindërit me fëmijë.

Kujtojmë që sot janë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë nga ora 05:00 – 17:30, ndërsa çdo gjë tjetër është e mbyllur, si dhe ndalohet qarkullimi i mjeteve private.

S.L.