Një ngjarje vërtetë e pazakontë dhe e çuditshme ka ndodhur në Nigeri. Sipas shtypit të atjeshëm, një vajzë 19-vjeçare, në shtatzëninë e saj të parë, duhet të ketë sjellë në jetë një fëmijë me tre koka.
Malama Zainab, më 3 mars u dërgua në spitalin e Malumfashit në Katsina, ku lindi jo trinjakët që mendonte pas ekografisë, por një fëmijë me tre koka, asnjëra prej të cilave me sy.
Sipas asaj që kanë treguar dy prindërit e rinj, vizitat përpara lindjes kishin siguruar se “bebet” gëzonin shëndet të plotë.
Malama Zainab ka deklaruar se si fetare e devotshme, pranon provën që Zoti i ka dërguar, duke besuar gjithsesi në një ndihmë për familjen e saj.