Kreut të OSHEE në Pukë , Ndue Nikollit, i ngritën një pritë pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi në zonën e Gjegjanit në Pukë, ku për të shmangur përplasjen, shoferi i Nikollit ka devijuar rrugën.
Kreu i OSSHE, bashkë me 4 punonjës të tjerë po ktheheheshin nga një remont, në momentin që i kanë zënë pritën.
Nikolli ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa autori i dyshuar është Mark Perdeda, i cili është shoqëruar në komisariat për të dhëna sqarime për ngjarjen. Mësohet se Perdeda është ish-punonjës i OSHEE-së.





