Aston Villa fitoi 3-2 kundër PSG në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Champions League, por me rezultatin e përgjithshëm 4-5 PSG kaloi më tej.
Tej lojës, në fillim të ndeshjes situata për futbollistët u bë e sikletshme kur në vend të himnit të Champions League, në stadiumin e Birminghamit u luajt ai i Europa League. Muzika filloi dhe të gjithë të pranishmit mbetën të habitur pasi ishte himni i Europa League, duke sjellë të qeshura dhe fërshëllima në stadium nga tifozët.
Më pas muzika ndaloi dhe nisi ajo e Champions, por dëmi ishe bërë dhe videot e këtij momenti pushtuan shpejt rrjetin.