Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka hequr dorë nga apelimi i masës së sigurisë. Stresi pritet që sot të dilte përpara gjykatës, por ai papritur ka hequr dorë nga ankimimi.

Nëpërmjet avokatit të tij, ai ka kërkuar që të mos vijojnë procedurat për apelimin, dhe mësohet se është shprehur se nuk ka besim tek drejtësia.

“Dua të rri në burg, pasi nuk kam besim te drejtësia”, kështu mësohet të jetë shprehur përmes avokatit të tij, Stresi.