Zllatan Ibrahimoviç mund të humbasë dhe takimin me Romën. Sulmuesi i Milanit, i cili ka pësuar dëmtim në pulpën e këmbës rrezikon që të humbasë dhe sfidën e së dielës me Romën.

Edhe pse u përfol fillimisht se do të ishte gati për takimin me verdhekuqtë, përgjigja përfundimtare e analizave dhe frika e përkeqësimit të dëmtimit mund ta shtyjnë futbollistin veteran suedez të përgatitet për ndeshjen e 1 korrikut kundër SPAL-it.

Ibrahimoviç u dëmtua gjatë kohës që po stërvitej. Ai u largua më pas në Suedi për t’u rikuperuar.