Deri tani ka vetëm lëvizje në dalje. Teuta ka nevojë për përforcime, pasi aktualisht ka vetëm dy largime, por grupi i lojtarëve nën urdhrat e stafit teknik do të plotësohet.

Drejtuesit po shohin tregun vendas dhe atë të rajonit për të gjetur lojtarë që përshtaten sa më shpejt, pasi koha në dispozicion është e mjaftueshme. Teuta ka piketuar disa objektiva në merkaton e janarit me synimin për të qenë gati për dy fazat e fundit në Kategorinë Superiore.

Për momentin nuk mund të flitet për emra konkretë, sepse është ende herët dhe do të shihet se cilët futbollistë kanë mundësi të luajnë në Durrës.

Aktualisht, “Djemtë e Detit” nuk duan të nxitohen, pasi janari nuk është se ofron shume dhe ka kohë për të gjetur lojtarë cilësorë. Fakti që Teuta është një klub me traditë dhe marrëdhënie të mira me klubet e tjera të Superiores pritet ta lehtësojë ndërhyrjen në merkato.

Megjithatë, mbetet për t’u parë puna që do të bëjë klubi në vazhdim me përforcimet, pasi baza e skuadrës nuk do të pësojë ndryshime të rëndësishme për pjesën e dytë të sezonit. Teuta në dy fazat e para bëri një edicion shumë të mirë. Pas tani shihet si skuadër pretendente në Superiore.