Greqia vazhdon të shtojë masat ndaj Covid-19.

Në orët e ardhshme priten masa të reja për Selanikun, ku mund të vendoset edhe lockdown (bllokim) i përgjithshëm si dhe ndalim qarkullimi pas orës 21:00 të mbrëmjes.

Po ashtu mund të vihet përsëri në funksionim dalja nga shtëpitë me sms.

Në 48 orët e fundit qyteti kishte 1288 raste dhe 839 në 30 tetor.