Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal Durrës prej disa ditësh po punojnë për zëvëndësimin e palmave të thara me të tjera.

Dhjetra pemë dekorative tropikale në qytetin bregdetar nuk arritën dot të shpëtonin nga temperaturat e ulëta të këtij dimri, si dhe nga një parazit i rrezikshëm që shkakton tharjen e tyre.

Palmat e reja po mbillen në rrugën “Pavarësia”, në lagjen 13 në Plazh, në bulevardin “Dyrrah”, si dhe në shëtitoren “Taulantia”.