Komisioni i Mbrojtjes Civile ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje në bashkinë Durrës.
Në takim është diskutuar mbi masat e marra në terren për përballimin e situatave emergjente, pasi në ditët në vijim në Durrës priten reshje të dendura shiu.
“Në këtë mbledhje u vendos që të gjitha ndërmarrjet dhe strukturat ndihmëse të vendosen në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbimet e tyre si dhe të mbajnë në çdo kohë mjetet për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve në kushtet e një bllokimi të mundshëm.“, thuhet ndër të tjera në njoftim e shpërndarë në faqen zyrtare të bashkisë në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Është zhvilluar në bashkinë e Durrësit mbledhja e Komisionit të Mbrojtes Civile ku merrnin pjesë nënkryetarët e kësaj bashkie, drejtuesit e ndërmarrjeve në varësi dhe përfaqësuesit e sektorit të emergjencave të bashkisë Durrës.
Duke patur parasysh që në ditët në vijim priten reshje të dendura shiu
është diskutuar mbi masat e marra në terren për përballimin e situatave emergjente. Prej shumë muajsh bashkia e Durrësit ka punuar për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen, pastrimin e shumë kanaleve të dyta e të treta si dhe ka ndërhyrë në infrastrukturë në disa pika të qytetit me synim parandalimin e përmbytjeve.
Në këtë mbledhje u vendos që të gjitha ndërmarrjet dhe strukturat ndihmëse të vendosen në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbimet e tyre si dhe të mbajnë në çdo kohë mjetet për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve në kushtet e një bllokimi të mundshëm.
Të gjitha strukturat e bashkisë së Durrësit do të jenë 24 orë në terren në shërbim të qytetarëve për të përballuar çdo situatë emergjente që mund të krijohet.





