Edhe gjatë kësaj të mërkure reshjet e shiut do të vijojnë në vendin tonë, por do të jenë të lokalizuara në disa qarqe.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ndërkohë në qarkun e Durrësit reshjet do të jenë mesatare.
Në disa nga qarqet reshjet pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata.
Për të gjithë ata që vijojnë pushimet, temperaturat në zonat bregdetare do të shkojnë deri në 26 gradë celsius, në vendet e ulëta 28 gradë celsius, ndërsa në vendet malore temperaturat maksimale arrijnë në 24 gradë celsius.
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se gjatë ditës së sotme pritet niveli rrezik “i moderuar” nga zjarret në qarkun e Korçës, ndërsa në qarqet e tjera pritet niveli rrezik “i ulët” ose “s’ka rrezik”.