Vala e katërt e Covid pritet të godasë Shqipërinë dhe të arrij pikun e vet në muajt Janar-Shkurt.
Sipas ekspertëve të ISHP, kjo rritje pritet të vijë për shkak të variantit Omicron.
“Aktualisht situata e Covid paraqitet e qëndrueshme por parashikimet janë që me ardhjen e muajit Janar dhe Shkurt dhe vijim, edhe sipas parashikimeve të OBSH varianti Omicron do mbizotërojë në të gjithë kontinentin europian edhe në Shqipëri dhe piku arrihet në muajin Shkurt”.
Edhe pse situata paraqitet e qëndrueshme me rritje të rasteve vetem një 11 bashki të vogla, për ekspertët qarkullimi njëkohësisht i Covid dhe gripit do të ndikojë në rëndimin e situatës.
“Rritje ka patur vetëm në 11 qarqe në disa bashki të vogla. Ka edhe bashkëqarkullim të gripit në disa rrethe të vendit dhe fokusi duhet të jetë tek vaksinimi për të qenë më të mbrojtur.
Padyshim që dominant është Covid , nuk ka rëndësi numri i rasteve të gripit, rëndësi ka që qarkullon dhe me bashkëqarkullimin e gripit mund të ketë përkeqësim të situatës”.
Vatrat familjare vijojnë të mbeten burimi kryesor i përhapjes së Covid dhe mbi 90 % e tyre janë persona të pavaksinuar.
I pyetur nëse do të këtë kufizim të masave, Simaku thotë se kjo do të gjykohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.