Pas një dimri të butë, qyteti i New York-ut dhe verilindjes së SHBA-së po përgatitet të përballet me stuhinë më të fuqishme të dëborës, me rreth 60 centimetra dëborë që priten në mesnatë.
Takimi mes Donald Trump-it dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, parashikuar për sot në Uashington, u shty për të premten për shkak të kësaj stuhie, e cila është quajtur “Stella” nga National Weather Service.
Parashikohet që erërat e forta të arrijnë deri në 90 kilometra në orë të martën.
Dëbora do të fillojë në mesnatë dhe do të intensifikohet ndjeshëm duke nisur nga ora lokale 06:00 dhe deri në mesditë.