Ish kryeministri Sali Berisha e konsideron shkelje flagrante të Kushtetutës vendimin e GJKKO-së.
Berisha: Së pari, përveç medieve, nuk kam asnjë njoftim! Së dyti, jam i gatshëm të shkoj në çdo kohë në SPAK për t’u përgjigjur çdo pyetje. Nuk pranoj kurrë sanksionet antikushtetuese të Edi Ramës dhe bandës së tij. Çdo qytetar duhet ta dijë, se unë sa herë jam thirrur në prokurori, jam paraqitur gjatë jetës sime. Nuk kam refuzuar kurrë. Por unë, jo në mbrojtje time, por në mbrojtje të të drejtave më elementare të çdo qytetari, nuk mund të pranoj që Edi Rama me një grusht banditësh, që funksionojnë ose si grup i strukturuar kriminal, ose në forma të tjera në organet e drejtësisë, të shkelë Kushtetutën. Ai vendim duhet të shkojë në parlament, se aty e kam qendrën e punësimit se në parti politike nuk vjen dot. Por atje nuk e dërgojnë dot se ai vendim është shkelje flagrante e Kushtetutës. Masa nga SPAK është shkelje flagrante e Kushtetutës, kjo nëse për një deputet shkelet Kushtetuta imagjino se ç’bëhet për një qytetar të thjeshtë, Edi Rama kërkon të vendosë pushtetin e tij personal, qëndrimet e mia nuk ka asgjë personale veç mbrojtjes së interesave jetike, Kushtetuta ka përcaktimet e veta, Edi Rama e kaloi në klandesitinitet parlamentin me tallvara, pakllavara.