Vizita e sotme e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, në Tiranë, mund të japë efektet e veta pozitive. Sipas burimeve të News24 dhe BalkanWeb, pritet që liderët e dy partive kryesore në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha të rinisin takimet mes tyre.
Mendohet se një gjë e tillë është kërkuar nga Hoyt Yee në takimin e zhvilluar me kryedemokratin Lulzim Basha. Të njëjtat burime bëjnë me dije se PD është e gatshme të pranojë paketën “McAllister” për zgjidhjen e krizës, dhe Yee i ka dhënë një afat të kushtëzuar Partisë Demokratike.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Basha kanë zhvilluar dy takime kokë më kokë në prani të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, por nuk kanë mundur të arrijnë në një marrëveshje.





