Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta vuajën dënimin në burgun e Fierit. 

Vendimin e ka marrë sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe është ekzekutuar po sot.

Ish ministri i Brendshëm u dënua nga Apeli i GJKKO me 3.4 vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dy ishin opsionet për Tahirin, burgu i Rrogozhinës dhe ai i Fierit, ku është vendosur për këtë të fundit.