Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në pothuajse gjithë vendin tonë.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e pakta të jenë prezente në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Kosova
Prej disa ditësh Kosova ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kushtet e motit edhe gjatë të enjtes duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë paradites.