Pas Tiranës dhe Durrësit, edhe bashkia e Beratit po përgatitet për të pritur shtetas afganë që do të strehohen në vendin tonë, të cilët kanë punuar për qeverinë amerikane dhe ju rrezikohet jeta me marrjen e pushtetit nga talebanët.

Më herët, qeveria shqiptare njoftoi se do t’i strehojë afganët në disa struktura hotelerie në Durrës dhe në disa godina të Qytet Studenti në Tiranë, të cilat u liruan dhe u pastruan.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion se kur do të niset avioni nga Kabuli, për shkak të situatës kaotike të krijuar në aeroport nga talebanët, që po bllokojnë evakuimet, Shqipëria po bën gati vendet, ku do t’i strehojë këta shtetas.