Një ditë pasi kryeministri Edi Rama shtroi një darkë për gazetarët, edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, priti gazetarët në ambientet e Kuvendit.
Pasi u uroi festat e fundvitit, kryetari Meta, në një fjalim të shkurtër, lëshoi dy ‘thumba’ për Edi Ramën.
Të paktën dy herë brenda pak fjalish, ai përsëriti urimin që vitin tjetër vendi të hapë negociatat me BE-në. Qeveria shqiptare dështoi sivjet të bëjë një hap përpara në këtë drejtim.
Ndërkohë në fund të fjalës së tij, Meta përshëndeti ata ‘gazetarë të opozitës, që kishin ardhur në pritjen e tij’. “Mapo” shkruan se ky ishte një ‘thumb’ për Ramën, të cilit nuk i kishin shkuar në pritje disa gazetarë të opozitës.