Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi… Sot është një nga ditët më të lumtura në familjen e Besit dhe Xhensilës pasi mësohet se këngëtarja është bërë nënë ditën e sotme.
Gazeta Shqiptare mëson ekskluzivisht se këngëtarja ka sjellë në jetë të voglën e saj në një spital privat dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.
Tashmë presim që Xhensila dhe Bes Kallaku të na tregojnë emrin që kanë zgjedhur për të voglën.





