Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po bëhen prindër për herë të parë.

Moderatorja bukuroshe e programit të humorit “Klanifornia” do bëhet nënë e një vajze.

Gjininë e fëmijës së saj, Marina e ka zbuluar së fundmi përmes një postimi në “Instagram”, ku e veshur në ngjyrë pudër ka zbuluar dhomën e vogëlushes së saj.

Krahas fotove të ëmbla, moderatorja i ka bërë një dedikim mjaft të ëmbël “picirrukes” së saj.

“Mezi po të presim picirukja jonë”, ka shkruar ajo duke konfirmuar njëherë e mirë zërat që flisnin se Marina do të sjellë në jetë një gocë.