Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dëshmuar para prokurorëve.
Mësohet se Balla u paraqit në SPAK sot rreth orës 10:00, për akuzat për çështjen e privatizimit të klubit “Partizani” teksa pas dëshmisë tha se shpreson që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje!
“Nesër do jem sërish në SPAK për padinë që kam bërë kundër Berishës për deklaratat e tij”, tha Balla.