Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi do të dalin të hënën para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë.
Mësohet se seanca pritet të mbahet në orën 13:30 në Tiranë.
Kujtojmë se dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u arrestua një natë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat e “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani.
Ndërsa ndërtuesi i pallateve në ish-kompleksin Partizani, Fatmir Bektashi ka masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Ndërkohë për ish-Kryeministrin Sali Berisha, është caktuar masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit nën akuzën e korrupsionit pasiv.