Partia Demokratike, dega Durrës ka ka kallëzuar në KQZ vendimin e disa ditëve më parë të Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar për dhënien me koncesion të varrezave.
Në kallëzimin e depozituar më 2 shkurt, theksohet fakti se shërbimi, i cili kryhej nga bashkia e Durrësit i është kaluar privatit në një periudhë kohore të ndaluar nga Kodi Zgjedhor.
Në kallëzimin e demokratëve thuhet se Bashkia Durrës ka shkelur nenin 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor si dhe parashikimet e Vendimit Nr. 9 të Komisionit Rregullator pranë KQZ-së, ndaj kërkojnë nga këto të fundit shqyrtimin e këtij kallëzimi sipas parashikimeve ligjore.
Partia Demokratike Dega Durres ka konstatuar se fundmi se Bashkia Durres ka shkelur nenin 91, pika 4, te Kodit Zgjedhor si dhe parashikimet e Vendimit Nr. 9 te Komisionit Rregullator prane KQZ-se.
Konkretisht pak dite me pare Bashkia Durres ka paraqitur per miratim prane Keshillit Bashkiak, Projekt Vendimin me objekt “Per ndryshimin dhe shtesa ne VKB nr. 599, dt. 11/03/2019 te Keshillit Bashkiak, “Per miratimin e perdorimit te fondit vjetor prej 8.800.000 leke per prokurimin e sipermarrjes private te sherbimit te mirmbajtjes dhe ruajtjes se varrezave publike te qytetit te Durresit”.
Ky Vendim eshte tashme miratuar nga Keshilli Bashkiak Durres.
Nepermjet ketij vendimi, Keshilli Bashkiak autorizon administraten e Bashkise Durres te vijoj me prokurimin e fondit limit prej 37.600.000 leke per cdo vit kalendarik.
Nje sherbim i cili kryhej nga Bashkia e Durresit, vendoset ti kalohet privatit, ne nje periudhe kohore te ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Nga teksti i vendimit mund te konkludohet edhe me qarte ne lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana jone. Vendimi percakton kritere financiare, organizative, direkt te ekzekutueshme per administraten e Bashkise Durres.
Neni 91/4 i K.Z. ndalon “propozimin” dhe/ose “miratimin” e cdo akti ligjor ose nenligjor, qe mund te sherbeje si mjet per dhenien e nje pasurie publike.
Sa siper, kerkojme nga ana e KQZ shqyrtimin e ketij kallezimi sipas parashikimeve ligjore.
PARTIA DEMOKRATIKE, DEGA DURRES
Ferdinant Xhaferaj, Kryetar
Durres, me 02/02/2021





