Emisioni investigativ Fiks Fare bëri një vëzhgim në zonën turistike, ku deri më sot janë zbatuar disa projekte, por investimet ishin lënë përgjysmë.
Kamera e Fiksit filmoi mbrojtje lumore të shkatërruara, rrugë me gropa të mëdha, godina të braktisura dhe vaskat e ujërave termale të ndërtuara para viteve ’90.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri disa tendera, ku zbatimi i punimeve lë shumë për të dëshiruar. Punimet e mëparshme kushtuan 200 mije euro, ku fotot e projektit me ato të zbatimit janë si nata me ditën.
Por, këto para shkuan dëm, pasi FSHZH-ja sapo ka finalizuar një tjetër tender, me një vlerë të madhe, për të ndërtuar “godina, struktura shtesë në shërbim të plotësimit të nevojës për akomodim të nevojave, tezga për ekspozimin e produkteve lokale, platformë për evente, restorant, bar, etj”. Një restorant do të ndërtohet mbi lumin Langarica, brenda Zonës së Mbrojtur.