Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, një person ka therur me thikë vajzën e tij, i dyshuari raportohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

“Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij  duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, theksoi ai.

Më tej, ai tha se është njoftuar grupi hetimor dhe hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit.

“Pas konsultimin e prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda i njëjti rekomandon të inicohet rast me vepër penale “Vrasje-në tentative”, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, ka pohuar ai