Holanda po vuan nga një problem i pazakontë, nuk ka mjaftueshëm të burgosur për të mbushur burgjet.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Drejtësisë, shkalla e përgjithshme e krimit do të bjerë me 0.9 për qind në vit brenda pesë viteve të ardhshme, raportojnë mediet ndërkombëtare.
Meqë një e treta e 13500 qelive nuk janë të mbushura, kjo do të thotë se pesë burgje do të përballen përfundimisht me mbyllje. Ndërsa Unioni i Punonjësve të Burgut (FNV) druan se mbi 1900 punëtorë do të mbesin pa vendet e tyre të punës, rreth 700 prej të cilëve që do të shndërrohen në nëpunës “të lëvizshëm” të vendosur në më shumë se një vend.
Jap Osterver, një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha se nga perspektiva sociale, pa dyshim ky fakt është i mirë për shkak se shkalla e krimit ka rënë, por për ata persona që punojnë në burgje, atëherë ky nuk është aspak lajm i mirë.