Katër ministra janë mbledhur në prefekturën e Durrësit në një takim me vartësit e tyre të institucioneve. Objekt i mbledhjes që u zhvillua pa praninë e mediave ishte marrja e masave konkrete për të lehtësuar qarkullimin, për të garantuar rendin e sigurinë për ta.

Në takim ishin thirrur edhe përfaqësuesit e biznesit të cilët ngritën problematikat që i shqetësojnë.

Eduart Xhepa, kreu i shoqatës se turizmit në Durrës, deklaroi se biznesi ka problematika të ndryshme që nisin nga qarkullimi rrugor i cili paraqet vështirësi, kontrollet për sigurinë ushqimore deri te lypësit dhe hajdutët nën moshë që iu sulen çadrave të pushuesve.

Çështjet mjedisore të nxehta, mbajtja nën kontroll e ngjarjeve kriminale ishin disa prej detyrave të lëna.

K.H.