Gjashtë punonjëse të një magazine janë paraqitur në spital, pasi kanë shfaqur probleme respiratore.

Policia bën me dije se ditën e djeshme janë paraqitur në spital, 6 punonjëse të një magazine në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat kanë shprehur probleme respiratore.

Pasi kanë marrë asistencë mjekësore, 6 shtetaset janë larguar në banesa.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po punon për vlerësimin e rastit.