Durrësi mund të ketë probleme me furnizimin me ujë gjatë ditës së sotme.

UKD njofton se OST ka ndërprerë energjinë elektrike në dy stacionet e pompimit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nga ora 09:00 deri në 16:00 pasi është duke kryer punime në linjat e transmetimit.

“Ujesjelles Kanalizime Durres njofton abonentet se gjate dites se sotme mund te kete çrregullime ne furnizimin me uje te pijshem. OST ka nderprere energjine elektrike ne dy stacionet e pompimit ne Fushe Kuqe dhe Fushe Milot nga ora 09.00 deri ne 16.00 pasi eshte duke kryer punime ne linjat e transmetimit. Per kete arsye e gjithe zona e Durresit mund te kete probleme ne furnizimin me uje. UKD kerkon mirekuptimin e qytetareve per kete situate te perkoheshme.“, thuhet në njoftim.