Prej tre ditësh zona e Shijakut dhe Maminasit po përballet me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të punimeve që po kryhen për rrjetin e ri kryesor të furnizimit me ujë.

Punimet kanë mbërritur në pikën kulmore pasi aktualisht po kryhet lidhja përfundimtare dhe testimi i linjës. Për shkak të këtyre punimeve prej 48 orësh është fikur stacioni i pompave në Fushë-Krujë.

Linja e re pritet të vihet në punë sot në mbrëmje dhe më pas do të vijojë të furnizohet normalisht me ujë. Ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm kohën e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Shijakut.

Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e krijuar.