14shtator 2015– Dihet se mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të trupit tonë dhe si e tillë, meriton një dietë të veçantë, për më tepër nëse mjeku ju ka thënë se ka nevojë për t’u pastruar nga toksinat. Ja se çfarë duhet të bëni…

Mëlçia është një prej organeve më të rëndësishme të trupit tonë. Funksionet e saj janë shumë të çmueshme për organizmin: është në gjendje të eliminojë toksinat dhe substancat e dëmshme të cilat i marrin pak a shumë aksidentalisht; është një depozitë e emergjencës së hekurit, bakrit dhe e vitaminës B12; është përgjegjëse për formacionin e glukozës, shumë e domosdoshme për ushqyerjen e qelizave të trupit njerëzor. Por, përderisa mëlçia vazhdon të kujdeset për ne, është e rëndësishme të ndjekim një ushqyerje të shëndetshme.

Dieta për të eliminuar toksinat

Për të eliminuar toksinat, mjafton një dietë për t’u ndjekur për disa ditë. Është e mjaftueshme për këdo që ka nevojë të pastrohet.

Le të shohim bashkë një shembull të dietës pastruese:

-Sapo të zgjoheni, pini një gotë të madhe me ujë në temperaturën e ambientit me një lugë gjelle limon.

-Në mëngjes një frape të përgatitur me një gotë qumësht të skremuar (200 ml), një mollë jeshile dhe një gjysmë banane dhe një çaj jeshil.

-Para dreke hani një tas të vogël me kos pa yndyrë (125 gr) dhe pini çaj jeshil.

-Në drekë, 160 gramë proshutë të pjekur, sallatë me karçof të papërpunuar, por të marinuar me një lugë gjelle vaj ulliri të virgjër, shoqërojeni me një fetë buke dhe në fund pini një filxhan çaj jeshil.

-Pasdite: një fetë ananasi të freskët dhe një filxhan çaj jeshil.

-Në darkë një pjatë me sallatë jeshile të marinuar me një lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër (5 gr) dhe lëng limoni, 150 gr peshk të përgatitur në zgarë me lëng limoni, një pjatë me presh të zier të marinuar me një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër (5 gr) dhe dy feta ananas.

Kombinimi i perimeve me çaj jeshil është një zgjedhje e mirë për të eliminuar toksinat. Kjo është baza e dietës, por gjithsesi ju mund ta zëvendësoni drekën dhe darkën me kungull ose me karota. Gjatë këtyre ditëve mos u tundoni nga ëmbëlsirat dhe mos harroni të pini shumë ujë.

Detoksifikojeni mëlçinë në mënyrë natyrale

Dy herë në vit, rregullisht në pranverë dhe në vjeshtë, do të ishte e këshillueshme të bëni një kurë detoksifikuese me ilaçe natyrale për mëlçinë. Një zgjidhje e mirë është lëngu i Aloe Verës: çdo mëngjes pini rreth 20 ml. Lëkura është një kambanë e fortë alarmi: aknet jan sinjalizues se mëlçia ka nevojë të pastrohet, për këtë shqetësim përdorni rrodhen, një bimë të cilën mund ta gjeni në farmaci në formën e lëngut por edhe në tabletë. Një aleat tjetër i pastrimit natyral është çaji.

Përpara se të shkoni të flini përgatisni një çaj pastrues me këta përbërës:

Qimnon 10 gr

Shafran Indie 20 gr

Luleradhiqe 30 gr

Qumësht prej bimës “gjemb gomari” 20 gr

Mente 20 gr

Detoksifikimi nëpërmjet ushqimit

Siç kuptohet, detoksifikim do të thotë eliminim i të gjitha substancave të këqija për shëndetin tonë. Gjëja kryesore është të sigurohemi për të eliminuar toksinat para se t’i fusim në organizëm. Nëse në të do të dërgojmë shumë toksina, atëherë ai do të intoksinohet. Le të shohim ndonjë rregull për një detoksifikim të drejtë nëpërmjet ushqyerjes.

Momentet më të mira për t’u pastruar janë:

-në fillim të një diete dobësuese për të përmirësuar dhe për të marrë rezultate.

 

-në pranverë, për të eliminuar akumulimet e ushqyerjes dimërore.

-në vjeshtë, për të forcuar organizmin në parandalim të të këqijave gjatë dimrit.

-pas periudhave së festave

Le të shohim se si dhe se kur duhet bërë një dietë pastruese:

Para së gjithash duhet të vlerësoni intolerancat ushqimore, sepse ato janë të parat, të cilat “lodhin” procesin tretës duke penguar kështu eliminimin e substancave të padëshiruara. Përjashtimi i këtyre ushqimeve për një periudhë të caktuar përmirëson procesin tretës, eliminon lëngjet dhe redukton fryrjet.

/marrë nga Shqip/