Romelu Lukaku është detyruar të paguajë gjobën prej £340 të vënë nga policia e Los Angeles… pavarësisht se fiton rreth £250 mijë në javë. Do të thotë që sulmuesit belg të "Djajve të Kuq" do t’i kushtojë vetëm 14 minutë nga koha e tij, për të fituar mjaftueshëm që të paguajë gjobën e marrë në kontinentin përtej oqeanit.
Nëse Lukaku nuk do të paguante gjobën, sipas ligjeve të Los Angeles, ai mund të përballet me dënimin maksimal që parashikon deri në 6 muaj burg. Sulmuesi i Manchester United akuzohet se ka organizuar një festë shumë të zhurmshme, bashkë me shokun e tij të ekipit, Paul Pogba, gjatë pushimeve të dyshja kaloi në Beverly Hills, vetëm një javë përpara transferimit të tij me vlerë £75 milionë nga Everton drejt Manchester United.
Sulmuesi 24-vjeçar dhe francezi që deri këtë verë ishte transferimi më i shtrenjtë në histori, me vlerë £89 milionë, morën me qira një vilë në Beverly Hills gjatë verës, për të shijuar pushimet përtej oqeanit. Por tani, pas festimeve të çmendura, si pasojë e një dëgjese në gjykatë dhe vendimit final, Lukaku duhet të fusë duart në xhepa për të paguar gjobën e policisë. Sipas raportimeve mësohet se gjoba është materializuar vetëm pas pesë njoftimeve dhe paralajmërimeve nga ana e policëve, për shkak të ankesave që ishin regjistruar.
"Më datë 2 korrik 2017, rreth orës 20:00, Departamenti i Policisë në Beverly Hills, arrestoi një person 24-vjeçar të quajtur Romelu Lukaku. Ai u ndalua për shkelje të kodit të Bashkisë së Beverly Hills, zhurmë e tepruar. Ndalimi u bë pasi oficerët e policisë kishin marrë më parë pesë ankesa për të njëjtin objekt, që rezultuan me paralajmërime verbale. Ky dhunim zhurme ndodhën në një rezidencë që Lukaku kishte marrë me qira në Beverly Hills. Ai u la i lirë në vendngjarje, duke u gjobitur dhe nuk u arrestua fizikisht", citon raportimi i policisë.





