Ish-Presidenti George H.W. Bush është shtruar përsëri në spital për shkak të presionit të ulet të gjakut. Zëdhënësi i Bush lajmëroi se 93-vjeçari do të qëndrojë në spital për disa ditë.
Në një postim në Twitter ai shkruan: "Ish- Presidenti është mirë dhe i vetëdijshëm. Ai po trajtohet në spitalin Southern Maine Health Care dhe po merr kujdesin maksimal. Informacione të mëtejshme për shëndetin e tij do t’i japë falmilja e tij".
Kjo është hera e dytë në dy muaj që ish-presidenti amerikan shtrohet në spital, pas funeralit të bashkëshortes së tij, Barbara, ku qëndroi për 13 ditë për të trajtuar një infeksion.





