Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi R. A., 53 vjeç ka varur veten në banesën e tij në Rrugën e Kastriotëve.
Dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.10.2021, rreth orës 14:10, në Rrugën e Kastriotëve, në banesë, dyshohet se është vetëvarur shtetasi R. A, 53 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.





