📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR ABONENTËT

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët se ditën e nesërme, e enjte 5 mars 2026, stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot do të jenë jashtë funksionit në intervalin kohor 08:00 – 16:00, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

🔧 Ndërprerja vjen si pasojë e remonteve të planifikuara nga OST në linjën 110 kV – 36 Laç 1, e cila furnizon me energji edhe stacionet e mësipërme.

💧 Për këtë arsye, gjatë dites së nesërme do të ketë probleme të përkohshme në furnizimin me ujë të qytetit të Durrësit dhe rrethinave të tij.

🙏 SHRUKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme dhe falënderon abonentët për bashkëpunimin.